Sport Club “Gjilani” ka mbetur shumë mbrapa në luftën për titullin kampion.
Tashmë mësohet se klubi gjilanas i ka ndarë rrugët edhe me kryetrajnerin, Ismet Munishi, pas rezultateve të dobëta, raporton Gazeta Enigma.
Këtë lajm e ka konfirmuar edhe Presidenti i SC Gjilanit, Florim Zuka.
“Ismeti nuk do të jetë më trajner i Gjilanit. I kemi ndarë rrugët me të. Është marrëveshje e dyanshme, por për më shumë nuk kam koment”, ka thënë Zuka për Kohën.
Pas konfirmimit të lajmit kanë reaguar edhe tifozët e Gjilanit, “Skifterat”.
Ata e kanë falënderuar dhe janë shprehur mirënjohës për Ismet Munishin.
Më poshtë e gjeni postimin e tyre: /Gazeta Enigma/