Skuadra e Gjilanit po kalon një krizë totale pas ndeshjes në Europë me Progres Nierderorn, ku edhe u eliminuan me rezultatin e përgjithshëm 2-4.
Nga klubi janë larguar pothuajse të gjithë lojtarët e ekipit startues dhe trajneri Klodian Duro.
Në lidhje me krizën e Gjilanit kanë reaguar edhe tifozeria, Skifterat që thonë se do t’i dalin zot klubit.
“Qetë, ktu jena! Si përherë, i dalim zot dashnisë”, shkruajnë Skifterat.