Reagon AGK pas sulmit ndaj ekipit të Nacionales: Ky është një sulm i papranueshëm dhe kërcënim serioz për gazetarët

Reagon AGK pas sulmit ndaj ekipit të Nacionales: Ky është një sulm i papranueshëm dhe kërcënim serioz për gazetarët

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka dënuar sulmin ndaj ekipit të Gazetës Nacionale në Prizren.

AGK-ja përmes një postimi në Facebook ka thënë se gazetari, Vullnet Krasniqi dhe kameramani Arbër Latifi janë sulmuar dhe shtyrë fizikisht nga një pjesë e turmës protestuese derisa po kryenin punën e tyre.

“Ky është një sulm i papranueshëm dhe kërcënim serioz për sigurinë e gazetarëve”, thuhet në reagim.

Asociacioni i Gazetarëve ka kërkuar nga Policia arrestimin e menjëhershëm të sulmuesve dhe përballjen e tyre me drejtësinë.

Reagimi i plotë:

AGK-ja e dënon sulmin fizik ndaj ekipit të Nacionales në Prizren

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, është i tronditur me sulmin ndaj ekipit të portalit Nacionale, gazetarit Vullnet Krasniqi dhe kameramanit, Arbër Latifi në Prizren.

Krasniqi dhe Latifi ishin atje për të raportuar për protestën e thirur nga imamët lokalë kundër festivalit “Dokufest”.

Sipas raportimeve të medies, ata janë sulmuar dhe shtyrë fizikisht nga një pjesë e turmës protestuese derisa po kryenin punën e tyre.

Ky është një sulm i papranueshëm dhe kërcënim serioz për sigurinë e gazetarëve.

AGK-ja, kërkon nga Policia arrestimin e menjëhershëm të sulmuesve dhe përballjen e tyre të menjëhershme me drejtësinë.

Related Articles