Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka përgëzuar Kosovën dhe Serbinë për arritjen e marrëveshjes për targa.
Rohde ka thënë se shpreson që marrëveshja e nënshkruar sot në kryeqytetin belg të jetë shembull për të gjitha çështjet e tjera që janë ende në tavolinën e bisedimeve mes të dyja palëve.
“Lajmi i mirë! Unë përgëzoj të gjitha palët për marrjen e një qasjeje të orientuar drejt qëllimeve, me shpresë që kjo do të jetë një precedent për të gjitha çështjet që janë ende në tryezë. Dialogu është e vetmja rrugë përpara”, shkroi ai në Twitter.
Good news! I commend all sides for taking a goal-oriented approach, hopefully a precedent for all issues still on the table. Dialogue is the only way forward https://t.co/Z9vbjfv9iR— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) September 30, 2021