Reagon e pikëlluar motra e viktimës së Ivanoviqit: Na i përtërive plagët z.Kurti

Reagon e pikëlluar motra e viktimës së Ivanoviqit: Na i përtërive plagët z.Kurti
Flora Peci, motra e viktimës në rastin ku i akuzuar për krime lufte ishte politikani serb, që edhe ishte dënuar, Oliver Ivanoviq, ka reaguar për fjalët e kryeministrit dhe lavdet që i thuri atij në ditën kur u përkujtua vrasja e tij në veri të Kosovës.

Ajo me anë të një komenti në Facebook, në videon e kryeministrit Kurti është shprehur fort e indinjuar me fjalët e kryeministrit Kurti.

Peci ka rikujtuar faktin se ajo ka qenë dëshmitarja e fundit e rastit, dhe se Kurti ka ripërtërirë plagët.

“E mallkoj dorën e mendjen time që ta dhashë votën, unë motra e të vrarit nga dora e zezë sllave me urdhër të këtij krimineli”, shkroi ajo.

Komenti i plotë i saj në Facebook:

O nuk i takoj asnjë partie, jam vetëm shqiptare, por të përkujtohet ai OLIVER që na i vrau vëllezërit, djemtë, la lot në sy e çka jo… Nesër le të më burgosin, flas për vete, po ky KRIMINEL e vrau vëllanë tim dhe shumë vëllezër të tjerë.A je për këtë në dijeni se unë isha DËSHMITARJA E FUNDIT dhe e vranë mandej.Po shkruaj me lot në sy se na i përtërive plagët z.Kurti, po ndezni edhe qirinj për shpirt të tij të prehet në paqe pas krimeve që i bëri në popullin shqiptar.E mallkoj dorën e mendjen time që ta dhashë votën, unë motra e të vrarit nga dora e zezë sllave me urdhër të këtij krimineli.

Do të shkruaja ende, po nuk kam forcë se jam e shokuar dhe me plot emocione nga këto fjalë. 

Related Articles