Reagon Haradinaj, i kërkon Kurtit të sqarohet nëse e bëri për fushatë

Reagon Haradinaj, i kërkon Kurtit të sqarohet nëse e bëri për fushatë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas aksionit të policisë së Kosovës kundër kontrabandës në veri të Kosovës si dhe në regjionin e Prishtinës dhe Pejës. Haradinaj ka thënë se bandidët të cilët e kanë sulmuar policinë duhet të burgosen.

Ai ka thënë poashtu se shteti duhet të jetë i pakompromis ndaj tyre.

“Askush nuk ka të drejtë të ngre dorë ndaj policit të Kosovës. Huliganët dhe banditët duhet të burgosën dhe shteti duhet të jetë i pakompromis ndaj tyre. Secili që sulmon policinë e Kosovës dhe e prish rendin publik, duhet ta marrë dënimin e merituar”, ka shkruar ai.

Kreu i AAK-së, tutje është shprehur se qeveria e ka për detyrë të sqarojë pse ka vendosur që në kohë fushate të kryejn operacionet të këtilla.

“Ne duam të besojmë që aksionet e sotme, të kenë qenë pjesë e planit të rregullt operativ të policisë në ndjekje të krimit. Veç se qeveria e ka për detyrë ta sqarojë edhe opinionin publik edhe veten, për përzgjedhjen e momentit kohor për kryerjen e këtyre operacioneve. Nëse është e mundshme duhet të hiqet çdo dilemë, se këto aksione mund të jenë kryer për efekte elektorale”, ka shkruar ai.

Related Articles