Ish-kryeministri i vendit, tani deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, është deklaruar për bllokadën në veri, pas vendosjes së reciprotitetit me targat e automjeteve.
Sipas Hotit, gjendja në veri kërkon veprime të matura dhe të koordinuara plotësisht me partnerët ndërkombëtarë.
Reagimi i tij i plotë:
Gjendja në veri kërkon veprime shtetërore që janë (i) të matura e të menduara deri në fund, (i) të koordinuara plotësisht me partnerët ndërkombëtarë dhe (iii) konsistete. Çdo qasje tjetër është e dëmshme.
Kosova është sovrane në vendimet e saj. Por, sovraniteti duhet ushtruar në koordinim me familjen e shteteve euro-atlantike ku synojmë të integrohemi, pasi janë këto shtete që na qëndrojnë në krah dhe na garantojnë ushtrimin e sovranitetit nga vetë ne.