Ish-kryeshefi i Telekomit, Bedri Istrefi, ka reaguar pas raportimeve e mediave se do të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Vushtrrisë nga radhët e PDK-së, raporton Gazeta Enigma.
Ai ka thënë se ky lajm nuk është aspak i vërtetë dhe se ka për qëllim dezinformimin.
“Dje dhe sot kam pranuar thirrje dhe mesazhe nga shumë qytetarë Vushtrrias për të më dhënë mbështetje, tani ndjej obligim moral që t’i informoj të gjithë qytetarët e Vushtrrisë se nuk jam dhe nuk do të jem kandidat për kryetar Komune në Vushtrri. Me gjithate i falenderoj ata që patën vullnet të më mbështesin dhe njëherit ju kërkoj falje edhe pse pa dijen time ka rrjedhur një dezinformatë si kjo”, tha ai.
Tutje, Istrefi ka shtuar se nuk ka qenë dhe nuk është pjesë e ndonjë partie politike.