Reagon Kica-Xhelili pas mashtrimit të Kurtit nga komedianët rus

Reagon Kica-Xhelili pas mashtrimit të Kurtit nga komedianët rus

Gjatë ditës, kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka qenë në fokus të të gjithëve.

Kjo pasi doli në pah një mashtrim që i ishte bërë nga dy komedianë rus, gjë të cilën e konfirmuan edhe vet nga qeveria.

Të shumta kanë qenë edhe reagimet e politikbërësve në vend.

Doasra Xhelili gjithashtu ka komentuar mbi situtatën e ndodhur.

“Po e anashkaloj një moment turpin e vet “prank”-ut. Dmth kryeministri ynë, i tregon CILITDO kryeministër a president të huaj, ÇKADO që e pyesin.
Fillon t’i shaj oponentët; shan bizneset, mediat, eksponentë të SHBA-së, politikat e SHBA-së, armatimin e çka jo tjetër.Mendoja që diplomacia e Kurtit është inekzistente. Paskam qenë gabim! Qenka e neveritshme”, është shprehur ajo. /Gazeta Enigma

Related Articles