Reagon kryekëshilltari i Gërvallës pas publikimit të lajmit se ai kishte vizituar një klub striptizi

Reagon kryekëshilltari i Gërvallës pas publikimit të lajmit se ai kishte vizituar një klub striptizi

Sharr Jakupi, shefi i kabinetit të ministres së Jashtme, Donika Gërvall, ka reaguar pas raportimeve se ai ka vizituar një klub striptizi në Tajlandë.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ai është shprehur me këto fajlë “këlyshët e klanit Pronto po përhapin sërish lajme të rreme”.

tutje ai ka shkruar se demanton lajmin që shtë duke qarkulluar në media dhe se fotografia në fjalë është realizuar në një klub nate gjatë pushimeve private në Tajlandë dhe jo në një klub striptizi.

Postimi i plotë i tij:

Këlyshët e klanit Pronto po përhapin sërish lajme të rreme.

Përmes këtij postimi dua të demantoj artikullin që po qarkullon në disa media online lidhur me një fotografi ku shihem unë në një club nate gjatë pushimeve private që kam kaluar në Tajlandë.

Dua të theksoj që aludimet e mediave duke filluar nga lloji i club-it e deri tek pjesa që ka mundur të jetë vizitë zyrtare, janë të pavërteta dhe me tendencë të prishin reputacionin tim si individ, profesionist dhe zyrtar shtetëror.

Related Articles