Reagon kryetari i FFK-së, Agim Ademi, i bën thirrje Shqipërisë të mos marr lojtarë nga Kosova

Reagon kryetari i FFK-së, Agim Ademi, i bën thirrje Shqipërisë të mos marr lojtarë nga Kosova

Kalimi i Etnik Brrutit nga ekipi përfaqësues i Kosovës në atë të Shqipërisë ka nxitur jo pak reagime të opinonit publik dhe jo vetëm.

Për herë të parë ka folur edhe kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili në një intervistë në televizionin ATV, u ka bërë thirrje publike FSHF-së që të mos marrin futbollist nga “Dardanët”.

“Lojtarët të mos e përfshijnë patriotizmin. Shqipëria të mos merr lojtarë nga Kosova, fanella Dardane peshon rëndë. Kur nuk kemi qenë të pranuar në UEFA të gjithë kanë dashur të luajnë për Shqiperine, por lojtarë që po zhvillohen në Kosovë si Brruti ka qenë në kampin e zhvilluar për të rinjë dhe më pas vendosi të shkojë në Shqipëri. Ai lojtar që nuk e do fanellën, nuk e do vendin. Pazare nuk bëhet me shtet” deklaroi Ademi, përcjellë Gazeta “Enigma”.

Brruti është futbollisti i 16-të, i cili nga Kosova largohet në drejtim të Shqipërisë.

Siç është raportuar në mediat online gjatë ditëve të fundit, rasti i Brrutit nuk pritet të jetë i fundit, pasi që kombëtarja shqiptare po synon të tjerë futbollist nga Kosova. /Gazeta Enigma/

Related Articles