Reagon LDK për vendimin e Supremes

Reagon LDK për vendimin e Supremes

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media ka reaguar lidhur me vendimin e Supremes rreth votave të diasporës për Komunën e Dragashit.

Supremja të enjten vendosi që votimi jashtë vendit për Komunën e Dragashit të përsëritet.

Për LDK-në, ky vendim i Supremes është i mirëpritur, derisa vendimin e PZAP-së, e kanë quajtur skandaloz.

Sipas tyre vendimi i Gjykatës Supreme mbron sistemin zgjedhor, votën e lirë dhe vendimin e qytetarëve tanë pa dallim.

Komunikata e plotë:

Mërgata do ta rikonfirmojë mbështetjen në raundin e ri ndaj Dr. Bexhet Xheladini

Lidhja Demokratike e Kosovës mirëpret vendimin e Gjykatës Supreme dhe aprovimin e ankesës së kandidatit tonë Dr. Bexhet Xheladini dhe të LDK-së ndaj vendimit skandaloz të PZAP-së për të deformuar vullnetin qytetar e për të vendosur fatin e zgjedhjeve lokale në tavolinë. Precedente të tilla, s’mund të lejohen në demokraci. Prandaj vendimi i Gjykatës Supreme mbron sistemin zgjedhor, votën e lirë dhe vendimin e qytetarëve tanë pa dallim.

Mërgata jonë, siç ka vendosur qartë e bindshëm në raundin e parë të zgjedhjeve më 17 tetor, e në raundin e dytë me 14 nëntor, do të vendosë dhe në raundin e ri, të përsëritjeve të zgjedhjeve për votuesit me postë.

I ftojmë qytetarët tanë në mërgatë të shprehin lirshëm dhe sërish bindshëm si në dy raundet paraprake, mbështetjen për kandidatin tonë, kryetarin e ri, Dr. Bexhet Xheladini për komunën e Dragashit. Vullneti dhe zëri i tyre nuk mund të shuhet nga askush.

/Gazeta Enigma/

Related Articles