Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se ka biseduar me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, për sulmin e fundit ndaj ushtarëve shqiptarë në uzinën e Gramshit.
“Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Autorët e këtij sulmi duhet të mbajnë përgjegjësi”.
“Institucionet tona janë të gatshme të ofrojnë çdo mbështetje të nevojshme”, ka thënë Osmani në Twitter.