Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga LVV Haki Abazi, ka mbajtur sot një konferencë për media.
Ndër të tjerash Abazi ka folur edhe për rastin Dehari, e që sipas tij në intervistim duhet të ftohen kryeministri Albin Kurti, ministrja Albulena Haxhiu e disa zyrtare të tjera në lidhje me zhdukjen e provave.
Pas kësaj, nga Prokuroria Speciale e Kosovës kanë bërë të ditur se Abazi së shpejti do të ftohet për intervistim.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik se ka dëgjuar me vëmendje deklaratat e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, dhënë sot për media, dhe se i njëjti së shpejti do të ftohet për intervistim”,thuhet në njoftimin për media.
Ndryshe pak më parë, kryeprokurori i Speciales, Blerim Isufaj ka njoftuar se qysh të hënën Prokuroria do të intervistojë kryeministrin Kurti dhe ministren Haxhiu në lidhje me deklarimet e Haki Abazit.