Gjatë ditës Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë përjashtuar nga grubmbullimi pasi që sipas tyre kanë thyer rregulloren e ekipit kombëtar, shkruan Gazeta Enigma
Aryseja e largimit të futbollistëve aludohet të jetë qëndrimi i vonë në klube të natës.
Mirëpo një gjë të tillë po e mohon Edon Zhegrova.
Ai përmes një fotografie në instagram story këto lajme i ka quajtur të rreme dhe të pa faktuara.
“Përshëndetje të gjithëve, këto lajme janë të pavërteta dhe pa fakte, do të flas në fushë, shihemi shpejtë. Krenarë” – ka shkruar ai. /Gazeta Enigma