Real Madridi e ka fituar “El Classicon” e parë të stinorit në La Liga kundër Barcelonës me rezultat 3:1 në stadiumin “Santiago Bernabeu”.
“Mbretërit” avancuan vetëm pas 12 minutave lojë kur Karim Benzema dërgoi topin në rrjetë.
Golin e dytë dhe të sigurisë për Los Blancos e shënoi Valverde në minutën e 35-të nga jashtë zonës.
Barcelona në minutën e 82-të ia vështirësoi gjërat duke e ngushtaur avantazhin me golin e Ferran Torresit.
Megjithatë, dilemave i shuajti Rodrygo i cili u tregua i saktë nga penalltia.
/Gazeta Enigma/