Real Madrid i gatshëm ta ngrisë ofertën në 200 milionë për Mbappe

Real Madrid i gatshëm ta ngrisë ofertën në 200 milionë për Mbappe

Skuadra e Real Madridit ka filluar negociatat me PSG’në për transferimin e Kylian Mbappes.

Sipas mediumit prestigjoz spanjoll, Marca, PSG nuk do të negociojë me madrilenët nën ofertën prej 200 milionë euro për Kylian Mbappe.

Sky Sport raporton se Real Madrid janë të gatshëm ta rrisin ofertën për yllin francez, Kylian Mbappe në 200 milionë.

Kujtojmë se klubi i PSG kishte kërkuar më parë këtë shumë për ta lejuar Mbappen të largohet.

Related Articles