Gëzim Kasapolli e dorëzon detyrën e ambasadorit në Kroaci

Gëzim Kasapolli e dorëzon detyrën e ambasadorit në Kroaci

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli, ka njoftuar se sot zyrtarisht e ka dorëzuar detyrën e ambasadorit, raporton Gazeta “Enigma”.

Dorëzimi i detyrës vije pas katër vitesh shërbim.

“Te dashur miq, Pas 4 viteve te sherbimit tim ne Ambasaden e Republikes se Kosoves ne Zagreb, une sot dorezova detyren e Ambasadorit. Ishte nder dhe privilegj te sherbej dhe te perfaqesoj shtetin tone ne Kroacine mike. Falenderoj familjen time per mbeshtetje, koleget e mi per bashkepunim dhe bashkatdhetaret tone per mikpritje. Ju deshiroj te gjitheve shendet dhe sukses. Faleminderit nga zemra, Gezim Kasapolli“, ka shkruar ai./Gazeta Enigma.

Related Articles