Real Madrid ia gërrdit futbollin Barcelonës midis Camp Nou

Real Madrid ia gërrdit futbollin Barcelonës midis Camp Nou

Real Madridi ka mposhtur me rezultat të thellë Barcelonën.

‘Mbretërit’ fituan 4:0 ndaj Barcelonës, dhe kaluan në finale të Kupës së Mbretit

Pjesa e parë në këtë takim u mbyll 1:0 në favor të Realit, me golin e Vinicus Jr.

45 minutat e dytë ishin fenomenale për klubin mbretëror.

Ata shënuan edhe tri herë të tjera me yllin e tyre, Karim Benzema.

Francezi fillimisht shënoi në minutën e 50’ të ndeshjes.

Më pas ‘Topi i Artë’ nuk u ndalë, duke shënuar edhe dy herë të tjera.

Në minutën e 58’ dhe atë të 81’ shënoi Benzema dhe kompletoi hat-trickun e tij.

Barcelona ishte pothuajse e pavërejtur në 45 minutat e dytë.

Reali kështu kaloi në finale të Kupës së Mbretit, aty ku do të takohet me Osasunën.

Related Articles