Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së kthimit mes Real Madridit dhe Manchester Cityt në fazën gjysmëfinale të Ligës së Kampioënve.
Rezultati pas 45 minutave të para është i barabartë 0:0 në stadiumin “Santiago Bernabeu” në Madrid.
Në këtë fraksion të parë, ishin futbollistët e Pep Guardiolës ata që e kishin iniciativën, duke u treguar mjaft të rrezikshëm.
“Qytetarët” përveç posedimit të topit që kishin në radhët e tyre, ata rrezikuan tri herë portën e vendasve, ndërsa Los Blancos nuk kishte asnjë goditje në portë.
Bernardo Silva kishte rast të artë nga afërsia, por goditjen e fuqishme të tij në korner e dërgoi me vështirësi portieri, Courtois.
Rezultati i ndeshjes së parë ishte 4:3 në favor të Manchester Cityt, andaj Real Madridit i duhet një gol për të barazuar rezultatin e përgjithshëm dhe të paktën ta dërgojë ndeshjen në vazhdime.
Fituesi i kësaj sfide në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve që luhet në Paris përballet me Liverpoolin.