Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore 3:1 ndaj Villarrealit në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në La Liga.
Golat për ekipin e Xabi Alonsos i shënuan: Vini Jr (2) dhe Kylian Mbappe.
Për ekipin mysafir shënoi Mikautadze.
Për mysafirët gjërat u vështirësuan gjatë ndeshjes, pasi me karton të kuq u ndëshkua Mourino.
Me këtë fitore, Real Madrid kalon në pozitën e parë me 21 pikë, dy më shumë se vendi i dytë, Barcelona që ka një ndeshje më pak.