Kylian Mbappe duket i vendosur që të mbyllë më në fund ‘telenovelën’ dhe t’i bashkohet Real Madridit gjatë kësaj vere.
Mediat franceze kanë pranuar se Mbappe tashmë ka ndarë mendjen e tij dhe do të largohet nga PSG në fund të sezonit.
E gazetari i famshëm italian, Fabrizio Romano në një përditësim të tij ka thënë se Real Madridi po vazhdon të avancojë në afrimin e një marrëveshje me francezin dhe duken tejet optimistë, megjithëse ende asgjë nuk është nënshkruar.
Ai ka shtuar se vendimi zyrtar nga ana e lojtarit pritet së shpejti, pasi Nasser Al Khelaifi dhe PSG nuk kanë marrë ende ndonjë komunikim zyrtar.
Tutje, Romano ka thënë se nëse Mbappe vendos të nënshkruajë për Real Madridin, paga pritet të jetë dukshëm më e ulët se që e ka aktualisht te klubi francez.
PSG tashmë ka përgatitur planin e tyre rezervë, në rast se Mbappé vendos të largohet, ka tdeklaruar Romano.