Real Madridi është fitues i Superkupës së Evropës për herë të pestë në histori të klubit.
Reali mposhti Eintracht Frankfurtin me rezultatin 2:0.
Ndeshja u zhvillua të mërkurën mbrëma në stadiumin olimpik të Helsinkit në Finlandë.
Përballja u karakterizua me shumë raste shënimi nga të dyja ekipet, por Reali ia doli të realizoi dy herë, kurse Frankfurti shpërdori shumë raste.
David Alaba shënoi golin e parë për Realin në minutën e 37-të. Ai realizoi nga afërsia pas një topi që mori nga Casemiro.
Për Alaban ishte goli i tretë me fanellën e Realit dhe i treti kundër Frankfurtit.
Dy të tjerë i kishte shënuar në kohën sa luante te Bayern Munichu. Golin e dytë për Realin e shënoi Karim Benzema ka realizuar në minutën e 65-të.
Francezi mori një pasim të bukur nga Viniciues Juniori dhe realizoi me goditje të saktë.
Benzeman është bërë golashënuesi i dytë më i mirë në histori të Real Madridit. Francezi shënoi golin e 324-t, duke e kaluar Raul Gonzalesin.
Vetëm Cristiano Ronaldo ka më shumë gola se sa Benzema. Ylli portugez ka realizuar 450 gola me fanellën e Realit.
Ndër më meritorët për triumfin e kampionit të Evropës, ishte portieri Thibout Courtois i cili pati intervenime vendimtare.
Te Reali debutuan Aurelien Tchouameni dhe Antonio Rudiger. Të dy i inkuadruan në fund të ndeshjes.