Real Madridi ndalet në shtëpi nga Villarreali

Real Madridi ndalet në shtëpi nga Villarreali

Real Madridi nuk ka munduar të shkojë më shumë se një barazim 0-0 në shtëpi ndaj Villarrealit në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në La Liga.

Mbretërit nuk kanë arritur të qojnë serinë e fitoreve në pesë ndeshje radhazi, pasi pas katër fitoreve janë ndalur me barazim nga Villarrealit.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë, por me Villarrealit që pati diçka më shumë nga loja dhe Reali u shpëtua nga portieri Thibaut Courtois.

Megjithatë, rastet ishin të pakta, jo ideale dhe ekipet shkuan në pushim me rezultat të bardhë 0-0.

Edhe pjesa e dytë ishte thuajse e njëjtë sikurse e para, me të dyja skuadrat që ishin të barabarta në kërkim të golit.

Reali rrezikoi me Eder Militao (51’) dhe Villarreali me anë të Paco Alcacer (57’), por pa pasur sukses t’i ndryshojnë shifrat dhe ndeshja u mbyll pa gola (0-0).

Related Articles