Solskjaer mendon se goli i fitores së Aston Villan duhet të ishte anuluar për pozitë jashtë loje

Solskjaer mendon se goli i fitores së Aston Villan duhet të ishte anuluar për pozitë jashtë loje

Menaxheri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer ndihet i befasuar si u pranua goli i fitores nga Aston Villa.

Djajtë e Kuq u mposhten me rezultat 1-0 në udhëtimin e tyre te Aston Villa në kuadër të javës së gjashtë në Ligën Premier.

Goli i vetëm për vendasit e Aston Villas u shënua në minutën e 88-të nga Kortney Hause.

Megjithatë, ky gol po cilësohet si i parregullt nga trajneri i Unitedit, Solskjaer.

Trajneri norvegjez pretendon se Ollie Watkins pengoi portierin David de Gea, menjëherë para se Hause të shënonte golin.

“Ju mund ta pranoni humbje kur është një gol i mirë i pranuar kundër jush, por ky gol ishte jashtë loje. Ai e ka prekur Davidin teksa godet topin”.

“Unë thjesht nuk mund ta shoh qëndrueshmërinë dhe kjo është qartë jashtë loje”, ka thënë Solskjaer për BBC pas ndeshjes. 

Related Articles