Skuadra e Real Madridit është e interesuar ta kthejë portugezin Cristiano Ronaldo në “Santiago Bernabeu”.
Presidenti Realit, Florentino Perez po e monitoron situatën e Ronaldos te Manchester Unitedit dhe është i gatshëm ta kthejë në ekip pas përfundimit të sezonit aktual. Madrilenët po besojnë se Ronaldo nuk është i lumtur te ekipi anglez dhe për këtë arsye do ta pranonte kthimin te Reali.
Ronaldo 36-vjeçar u largua nga Reali në vitin 2018 për t’u transferuar te Juventusi. Ai për Realin luajti prej vitit 2009 dhe arriti shumë suksese e rekorde në karrierë.
Ronaldo në fillim të këtij edicioni iu bashkua Unitedit nga Juventusi dhe ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2023 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër./Gazeta “Enigma”/