Reali i Madridit ka humbur si vendas, në ndeshjen derbi ndaj Manchester Cityt. Ndonëse fillimisht ekipi spanjoll kaloi në epërsi, ekipi anglez arriti që të përmbysë rezultatin.
Fillimisht në epërsi doli Reali me golin e Rodrygos, por barazoi O’Reylli. Golin e dytë për Cityn e shënoi Erling Halaand, nga pika e bardhë.
Ndërkohë, Juventusi fitoi me epërsi 2-0 ndaj Pafos, me dy golat e shënuar në pjesëne e dytë. Edon Zhegrova u zëvendësua pas pjesës së parë.
Arsenali fitoi 3-0 ndaj Club Burgge, ndërsa Parisi dhe Athletic Club barazuan pa gola.
Kopenhaga mposhti Villarealin me rezultat 3-2.
Ndeshjet dhe rezultatet e plota mund t’i shihni më poshtë.

