Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat 0-3 ndaj Mallorcës, ndeshje e vlefshme për xhiron e 28-të në La Liga.
Vinicius Junior shënoi për 0-1 në minutë ne 55-të pas asistimit të Karim Benzemës.
Për 0-2 shënoi Benzema në minutën e 76-të nga penalltia.
Ishte përsëri Benzema që shënoi për 0-3 në minutën e 82-të.
Pas kësaj fitoreje Reali pozicionohet në vendin e parë me 66 pikë, 10 pikë më shumë se Sevilla që është në vendin e dytë.
Kurse, Mallorca pozicionohet në vendin e 16-të me 26 pikë.
Vedat Muriqi luajti për 90 minuta në këtë ndeshje duke bërë paraqitje të mirë./GazetaEnigma/