Reciprociteti i Kosovës ndaj Serbisë

Reciprociteti i Kosovës ndaj Serbisë

Republika e Kosovës jo rrallëherë ka aplikuar masa reciprociteti ndaj shtetit të Serbisë.

Vendimet e fundit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet për targat dhe dokumentet serbe, janë në mesin e disa masave që ka aplikuar Kosova që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008.

Masën e parë të reciprocitetit ndaj Serbisë, Kosova e kishte aplikuar në korrik të vitit 2011.

Kjo masë në atë kohë ishte marrë nga ish-ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, pasi që Serbia për tre vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, kishte bllokuar mallrat nga Kosova, për shkak të ndërrimit të vulave nga ato të UNMIK-ut në ato të Republikës së Kosovës.

Produktet me këtë vulë, nga dhjetori i vitit 2008, nuk janë lejuar as transit të kalojnë nëpër shtetin e Serbisë, pasi që ky shtet nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Parimi i reciprocitetit filloi të zbatohet në të gjitha pikat kufitare.

Por, gjendja ishte tensionuar më shumë në pjesën veriore të Kosovës, rajon ky i banuar me shumicë serbe, konkretisht në pikat kufitare 1 dhe 31, që gjenden në Jarinjë dhe Bërnjak.

Këto pika, madje, janë djegur nga serbët lokalë në vitin 2008, si hakmarrje ndaj shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Djegja e pikës kufitare në Bërnjak më 19 shkurt 2008.

Masa e reciprocitetit e parë e reciprocitetit nuk zgjati më shumë se 40 ditë, pasi gjatë bisedimeve të zhvilluara në Bruksel, ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe, ishte arritur marrëveshje për njohje reciproke të vulave.

Related Articles