Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin me Serbinë, në çështjen e targave të veturës.
Berisha në një postim në Facebook thotë se ky reciprocitet i vendosur nga Kosova u imponua nga diskriminimi që Beogradi u bënte makinave me targa të Kosovës.
“Përshëndes këtë masë të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit midis vendeve të barabarta dhe dënoj reagimin destabilizues të serbomadhit Vuçiq dhe heshtjen e argatit të tij në Tiranë, Zografi bis ndaj qëndrimit të padronit të tij Vuçiq”, ka thënë Berisha
Lexoni të plotë postimin: