“Reciprociteti mund të ndikojë në dialog, qytetarët e Luginës s’u njoftuan me kohë”

“Reciprociteti mund të ndikojë në dialog, qytetarët e Luginës s’u njoftuan me kohë”

Vendosja e reciprocitetit me Serbinë sa i përket targave të automjeteve mund të ketë ndikim në tërë procesin e dialogut dypalësh, po vlerëson ish-këshilltari i ministres për Dialog, Gazmir Raci.

Ai ka thënë se kjo marrëveshje e nënshkruar në Bruksel nuk është zbatuar asnjëherë nga Serbia.

“Vendimi ka qenë i duhur, për shkak se edhe afati i vadilitetit të tabelave KS ka përfunduar më datë 15 shtator në mënyrë që të trajtohemi të barabartë”.

“Me sa kemi para dy jave kemi marrë informacion që kryeministri i është drejtuar me një letër të gjitha vendeve anëtare ku i ka informuar për këtë marrëveshje edhe 6 të tjera që Serbia nuk po i zbaton, kurse sa i përket informacionit të qytetarëve unë mendoj është dashur që të ketë fushatë informuese sidomos për qytetarët e Luginës, ka pasur mangësi”.

“Mund të ketë efekte në dialog natyrisht se jemi edhe në kohë zgjedhjesh, por Serbia është e vetëdijshme që një marrëveshje të tillë e ka nënshkruar, andaj ishte momenti i dukur që ishte momenti i duhur që ajo të fillojë së zbatuari dhe të mbyll kapitullin e zbatimit të marrëveshjeve teknike në mënyrë që ta arrihet në marrëveshjen finale”.

Related Articles