Reduktimet e energjisë eletrike, pozita: Është e vetmja zgjidhje për ta menaxhuar krizën

Reduktimet e energjisë eletrike, pozita: Është e vetmja zgjidhje për ta menaxhuar krizën

“Aplikimi i sistemit të reduktimit është e vetmja rrugëzgjidhje afatshkurtër në situatën me krizë energjetike”, ka deklaruar shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Ky sistem, sipas saj, do të kursente drejtpërdrejt nga importi i madh në rrethanat kur një megavat i energjisë elektrike ka situata që ka arritur deri në 600 euro.

Tutje ajo theksoi se rrethanat të cilat e karakterizojnë krizën energjetike në Kosovë janë rrethana të cilat kanë specifika të veta, por gjithashtu nuk mund të jenë të përjashtuar nga ajo që po ndodh në Ballkan dhe Evropë.

“E gjitha filloi muaj më parë me shtrenjtimin e gazit dhe pastaj u transferua Kosovës nga Shqipëria e Maqedonia me krizat energjetike të cilat i shpallën në nivel vendi. Kjo ndikoi në shtrenjtimin e rrymës dhe tashmë situata që kanë të bëjnë në Kosovë janë, e para rritja e çmimit të rrymës në nivel të Evropës e në veçanti të Ballkanit dhe problemet me rigjenerimin e një blloku të Kosovës B”, tha Kusari-Lila për RTV21.

“E vetmja rrugëzgjidhje afatshkurtër në këtë situatë është aplikimi i sistemit të reduktimit i cili do të kursente drejtpërdrejt nga importi”, theksoi ajo.

Ndryshe, Ministria e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, gjatë një konference për media ka listuar disa nga faktorët që sipas saj, Kosova po përballet me mungesë të energjisë elektrike.

“Këto probleme vijnë edhe prej varësisë së sektorit energjetik të Kosovës nga jashtë. Niveli i prodhimit nga ana KEK-ut ka rënë. Sa më shumë që KEK-u prodhon energji, aq më pak jemi të varur nga importi e çmimet”, tha Rizvanolli.

Sipas, saj “ne kemi nivel të ulët të prodhimi sepse blloku B2 ka rënë dhe ende nuk është aktivizuar. Kjo është një faktor. Bursa ndërkombëtare dhe çmimet në bursa ndërkombëtare janë rritur në mënyrë rekord. Ky është faktori i dytë”.

Sipas Rizvanollit, është edhe një faktor tjetër që ka ndikuar në përkeqësimin e situatës energjetike në Kosovës dhe ajo është Serbia.

“Serbia ka bllokuar linjën energjetike në mes nesh kjo nuk është diçka e re mirëpo në situata të krizës kjo e përkeqëson edhe më tej situatën .Duke qenë se Serbia e ka pamundësuar alokimin e kapaciteteve interkonektive në kufi me Kosovën kjo shkakton ngarkesa në rrjetet. Si rezultat ne jemi edhe më të kufizuar nga mund të blejmë energji”, ka thënë ajo.

Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, ka thënë nga data 20 janar 2022 mund të kthehet në funksion për prodhim të energjisë elektrike, blloku B2 i Kosovës B.

“Ne presim që diku nga data 20 janar të kthehet në operim ky bllok”, tha Krasniqi.

“Te termocentrali Kosova B situata është se vetëm blloku B1 është duke prodhuar, te Kosova B2 e kemi avarinë e cila ende vazhdon dhe jemi në proces duke i marrë masat që ta kthejmë sa më shpejtë në operim”.

Ai po ashtu theksoi se eksperti gjerman që do të ndihmojë në rregullimin e turbinës në njësinë B2 të bllokut “Kosova B” do të vijë në Kosovë

Ndërkaq, ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të KOSTT-it, Kadri Kadriu, ka potencuar se konsumi i energjisë elektrike ka shënuar rritje enorme derisa siç ka thënë, diferenca mes importit dhe prodhimit vendor është shumë e lartë.

“Konsumi ka shënuar rritje enorme dhe në këtë moment, diferenca mes importit dhe prodhimit vendor është jashtëzakonisht e lartë. Më këto çmime që ekzistojnë në treg normalisht se paraqet një situatë të vështirë për të gjithë sektorin”, theksoi Kadriu.

“Kohëve të fundit, në 15 ditët e fundit kemi pasur shumë devijime në sistem, të cilat një kohë të gjatë KOSTT-i ka arritur t’i menaxhojë. Ne kemi arritur t’i tejkalojmë por kohët e fundit, devijimi ka shkuar deri në 500 megavat dhe ne jemi të detyruar që ta ruajmë integritetin jo vetëm të sistemit të Kosovës, por edhe sistemit evropian”.

Këto komenti Krasniqi e Kadriu i bën gjatë një konference të përbashkët me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanollin.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë, për krizën energjetike pohoi se po bëhet gjithçka brenda fushës së mundësisë për të dalur me sa më pak humbje.

Kryeministri, përdori një frazë shfajësuese, duke thënë se “Ata që për dështimet e tyre kërkojnë llogarinë nga ne, duhet ta shohin veten në pasqyrë”.

Kurti këtë frazë nuk e ka të tijën, ajo është frazë në filmin “V for Vendetta”, ku personazhi i maskuar V i thotë “Nëse po kërkon fajtorin, duhet së pari të shohësh veten në pasqyrë”.

Meqenëse Kurti, në shprehitë e tij cituese, citon vetëm në gjysmë, duhet që të shihet shprehja në tërësi.

“Dhe e vërteta është se ka diçka tmerrësisht gabim në këtë vend, apo jo? Dhunë, padrejtësi, mostolerancë dhe shtypje. Dhe aty ku ishe i lirë të kundërshtoje, të mendosh dhe të flasësh siç t’i mendon, tani keni cenzurë dhe sistem mbikëqyrës që të shtrëngon konformitetin dhe të pajtohesh me nënshtrimin.

Si ndodhi kjo? Kush është për t’u fajësuar? Sigurisht, ka prej atyre që janë më fajtor se të tjerët, dhe do të dhënë llogari të gjithë, por me që ra fjala, nëse po kërkon fajtorin, duhet së pari të shohësh veten në pasqyrë”, thotë V te “V for Vendetta”.

Related Articles