Reja: I kemi dhënë një ëndërr shqiptarëve, le të besojmë

Reja: I kemi dhënë një ëndërr shqiptarëve, le të besojmë

Shqipëria do të luajë ndaj Polonisë në Air Albania, atje ku do të diskutohet vendi i dytë. Në konferencën për shtyp ishte edhe trajneri Reja që foli para takimit.

Selektori i Kombëtares Kuqezi e komentoi paraqitjen e Shqipërisë ndaj Hungarisë, derisa vuri theksin edhe te kualiteti i lojtarëve të kundërshtarit të nesërm, Polonisë.

“Kemi arritur në këtë pikë, të mos luajmë vetëm në mbrojtje, por edhe në sulm. Fokusi duhet të jetë i lartë, të mos bëjmë gabime. Ideja jonë ishte t’i imponohemi rivalit dhe jo si më para. Kemi bërë paraqitje të mirë dhe kjo është ADN e Shqipërisë. Polonia ka lojtarë të nivelit të lartë, por unë dua të flas për Shqipërinë, të jemi ekip i vërtetë.

Edi Reja më pas u shpreh optimist sa i përket kualifikimit të parë e historik të Shqipërisë në një botëror.

Besojmë te Botërori, kemi punuar shumë për këtë. Ne mund edhe të humbim, por rëndësi ka të japim 100 përqind. Në fillim nuk mendova se do shkonim larg, por asgjë nuk është rastësi. Ky ekip do shkojë larg dhe mund të përballet më këdo. Një gjë që më vjen në mendje, frika për të mos ia dalë mund të jetë problemi te ne, tha selektori i kombëtares.

Reja ka vlerësuar lart rolin e tifozëve, të cilët do të jenë prezentë në stadium pas kaq kohësh, si rrjedhojë e masave kundër pandemisë, dhe pikërisht në ndeshjen vendimtare kualifikuese për botërorin “Qatar 2022”, kundër Polonisë. Ai ka folur shkurtimisht edhe për strategjinë kundërvyese ndaj polakëve.

Kemi tifozët aty dhe asgjë për t’u mos humbur. Mjafton që ekipi të mos rrijë në mbrojtje dhe t marri iniciativë. E kemi provuar në mbrojtje me Anglinë dhe nuk ia kemi dalë. Akoma nuk e kam vendosur. Nuk ësht çudi që Broja të luaj nga fillimi. Unë e kam provuar edhe më parë nga minuta e parë me Kazakistanin dhe Anglinë dhe nuk ka pasur të njëjtin rendimet si kur vjen nga stoli.

Goli i jashtëzakonshëm dhe shumë i rëndësishëm i Armando Brojes ndaj Hungarisë. Falë këtij goli mbahet gjallë “ëndërra” e Shqipërisë për “Qatar 2022”.

Ai më tej i thuri elozhe futbollistit, i cili ishte vendimtar në ndeshjen kundër Hungarisë.

E kam shfrytëzuar nga stoli kur lodhet mbrojtja. E kam menduar edhe unë nëse duhet futur titullar apo jo, por duhet vlerësuar deri në fund. Kemi mungesa me rëndësi, por unë nuk qahem kurrë pasi i kemi lojtarët në dizpozicion. I kemi dhënë një ëndërr shqiptarëve, le të besojmë. E keni parë dhe me Hungarinë, nuk bëjmë ndërrime për t’u mbrojtur. Por duhet mentaliteti i lojtarëve, ata luajnë”, tha Reja.

Related Articles