Rekomandohet suspendimi i polices që plagosi veten me armë zyrtare

Rekomandohet suspendimi i polices që plagosi veten me armë zyrtare

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin zyrtares policore e cila u përfshirë në një rast të shkrepjes së armës së zjarrit që thuhet se ka ndodhur në Prizren, raporton Gazeta Enigma.

“Pas daljes në vendin e ngjarjes dhe ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore dyshohet se një zyrtare policore e cila ishte jashtë detyrës zyrtare, derisa ishte në shtëpinë e saj, duke manipuluar në mënyrë të pasigurt me armën zyrtare i shkrep arma  dhe e plagosë veten në këmbë”, thuhet në njoftim.

LEXO EDHE: Vetëplagoset një police në Prizren

Pas incidentit zyrtarja policore është dërguar për tretman mjekësor në Prizren.

“Në konsultim me Prokurorinë Themelore në Prizren, ndaj zyrtares policor është iniciuar rast me dyshimin se e njëjta ka kryer veprën penale ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ kurse rasti do të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

IPK-ja thuhet se ka rekomanduar suspendimin e zyrtares së përfshirë në këtë rast kurse arma e zyrtare e tipit Glock, është sekuestruar përkohësisht nga IPK-ja për qëllim të ekzaminimit.

Related Articles