Rekord vdekjesh në shtetin me vaksinimin më të ulët në BE

Rekord vdekjesh në shtetin me vaksinimin më të ulët në BE

Bullgaria të martën shënoi rekord të të vdekurve nga koronavirusi në kohën kur shteti me shkallën më të ulët të vaksinimit në Bashkimin Evropian po përballet me valën e katërt të pandemisë.

Në 24 orët e fundit u shënuan 334 viktima, ndërsa u regjistruan edhe 5.286 raste të reja infeksionesh, më pak se rekordi i shënuar në tetor, shkruan Reuters.

Më shumë se 8.500 persona ndodhen në spitale, përfshirë 734 në repartin e kujdesit intensiv, sipas të dhënave zyrtare.

Muajin e kaluar, shteti ballkanik e vendosi si kërkesë pasaportën shëndetësore për të hyrë në shumicën e hapësirave të mbyllura në përpjekje për ta parandaluar përhapjen e virusit dhe shtimin e vaksinimit. Vetëm rreth 30 për qind e popullsisë së rritur bullgare është vaksinuar plotësisht.

Më shumë se 250.000 persona e kanë marrë të paktën dozën e parë që nga 21 tetori, kur qeveria e bëri të obligueshme pasaportën shëndetësore.

Shumë bullgarë janë skeptikë për vaksinimin për shkak të mosbesimit të rrënjosur ndaj institucioneve shtetërore, keqinformimit dhe mesazheve kundërthënëse nga politikanët e ekspertët para zgjedhjeve parlamentare të 14 nëntorit./Gazeta Enigma/

Related Articles