Lamine Yamal pa dyshim se ka qenë njëri ndër lojtarët më të komentuar dhe me performancë më të mirë në Kampionatin Evropian, Euro 2024.
Ndonëse i ri në moshë, ai gjatë këtij kompeticioni ka treguar mjaftueshëm pjekuri dhe profesionalizëm në fushë.
16-vjeqari dje shënoi kundër Francës në gjysmëfinale duke u bërë kështu golashënuesi më i ri në histori të Kampionatit Evropian.
Ai e theu një rekord që po qëndronte tash e 20 vjet.
Gazeta Enigma ju sjellë në kujtesë 10 golashënuesit më të rinjë në histori të këtij kompeticioni:
Patrick Kluivert – 19 vjeç e 353 ditë (1996)
Cristian Chivu – 19 vjeç e 238 ditë (2000)
Ferenc Bene – 19 vjeç e 183 ditë (1964)
Cristiano Ronaldo – 19 vjeç e 128 ditë (2004)
Arda Guler – 19 vjeç e 114 ditë (2024)
Dragan Stojkoviq – 19 vjeç e 108 ditë (1984)
Renato Sanches – 18 vjeç e 317 ditë
Ëayne Rooney – 18 vjeç e 237 ditë (2004)
Johan Vonlathen – 18 vjeç e 141 ditë
Lamine Yamal – 16 vjeç e 362 ditë (2024)