‘Remi’: Ministrat në Beograd premtojnë hapur spastrimin e Kosovës, në Prishtinë pushtetarët vrapojnë në Hagë me shpifje kundër UÇK

‘Remi’: Ministrat në Beograd premtojnë hapur spastrimin e Kosovës, në Prishtinë pushtetarët vrapojnë në Hagë me shpifje kundër UÇK

Ish-kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Rrustem Mustafa, i njohur me nofkën Komandant ‘Remi’, ka reaguar pas deklaratave fashiste të ministres serbe, Snezhana Paunoviq.

Mustafa ka thënë se derisa ministrat në Beograd premtojnë hapur spastrimin e Kosovës, në Prishtinë pushtetarët “vrapojnë në Hagë me dëshmi e shpifje kundër UÇK-së”, shkruan Insajderi.

“Liria është e përbashkët, por turpi mbetet individual. Ndërsa në Beograd ministrat premtojnë hapur spastrimin e Kosovës, në Prishtinë pushtetarët tanë vrapojnë në Hagë me dëshmi e shpifje kundër UÇK-së. Brezi i lirisë i fali ata që dikur hezituan, por historia nuk do t’i falë ata që sot shpifin kundër çlirimtarëve për të mbajtur karriget e veta”, ka deklaruar “Remi”.

Related Articles