“Remi” tregon se si bashkë me Rexhep Selimin takuan Adem Jasharin një ditë para sulmit në Prekaz

“Remi” tregon se si bashkë me Rexhep Selimin takuan Adem Jasharin një ditë para sulmit në Prekaz

Ish-komandanti i zonës së Llapit, Rrustem Mustafa, është intervistuar sot në Gjykatën Speciale në seancën kundër krerëve të UÇK-së.

Ai aty është pyetur nga Prokuroria për takimin e tij të parë me Rexhep Selimin.

Mustafa është përgjigjur se Selimin e ka takuar një ditë para luftës tek Jasharajt në Prekaz.

“E kam takuar bashkë me komandantin Adem Jashari. Një ditë para se me u ba lufta në Prekaz kur kishte ra komandanti bashkë me familjen Jashari”, tha ai.

Me kë u takuat atje? – Pyeti prokurororja.

“Në mbrëmje kam shkuar në shtëpinë e Adem Jasharit, bashkë me Sheki Faziun. Nga aty kemi vazhdu rrugën për në një fshat ku Rexhep Selimi, Mujë Krasniqi, Sylejman Selimi, ka mujt me kanë edhe naj tjetër, në vendin që i vizitonin të plagosurit, më kanë marrë kemi shku në një nga fshatrat e Drenicës për konsolidim të radhës të UÇK-së”, tha ai. 

Related Articles