Janë mbyllur dy ndeshjet e sotme në kuadër të elitës së futbollit kosovar.
Në kuadër të xhiros së 26-të, sot u zhvilluan dy ndeshje – Drita kundër Prishtinës dhe Ballkani ndaj Drenicës.
Kryendeshja e sotme mes Dritës dhe Prishtinës i takoi gjilansve që fituan me rezultat të pastër 2:0.
Me këtë fitore, Drita mbetet në vendin e tretë me 46 pikë, kurse Prishtina në vendin e gjashtë me 32 sosh.
Nga ana tjetër, edhe Ballkani fitoi me rezultat të njejtë (2:0) ndaj Drenicës.
Me këtë fitore, Ballkani “blindon” pozitën e parë me 54 pikë, kurse Drenica mbetet në vendin e shtatë me 32 sosh.