Rëndohet gjendja shëndetësore e Arjan Konomit, i cili u përplas të dielën në rrugë e Kavajës në Tiranë nga makina ‘Mercedes Benz G-Class” e drejtuar nga Ajas Sulejmani.
Gazetarja e Euronews Albania, Dorina Halili, raporton se Konomi, i cili po kurohet në Spitalin e Traumës, ka kaluar në reancimacion, trajtim intensiv.
Edhe gruaja e tij, Vilma Konomi, ndodhet në gjendje të rëndë në spital, por nuk ka kaluar në trajtim intensiv.
Aksidenti i rëndë ndodhi paraditen e së dielës teksa një çift me foshnjën 3-muajshe me karrocë po kalonin në vijat e bardha para një semafori.
Ndërsa automjetet e tjera kishin ndaluar pasi semafori ishte i kuq për automjetet, makina ‘Mercedes Benz G-Class” e drejtuar nga Ajas Sulejmani erdhi me shpejtësi duke marrë përpara çiftin.
39-vjeçari u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe u arrestua nga policia pak orë më vonë. /Euronews Albania/