Ndërmarrja “Termokos” ka njoftuar se, për shkak të rënies nga funksioni të Bllokut 1 të Termocentralit Kosova B në KEK, furnizimi me energji termike, aktualisht, po realizohet me kapacitet të kufizuar.
Sipas njoftimit, kjo situatë ka ndikuar në uljen e cilësisë ngrohjes për disa objekte banesore në lagjet “Mati 1” dhe “Bregu i Diellit”.
“Por, sipas paralajmërimeve nga KEK-u, Blloku 1 pritet të rikthehet në funksion gjatë ditës së nesërme, gjë që do të mundësojë furnizimin me energji termike me kapacitet maksimal, përkatësisht përmirësimin e plotë të furnizimit me ngrohje”, tha “Termokos”-i.
Deri në stabilizimin e plotë të furnizimit me ngrohje, NP “Termokos” kërkoi mirëkuptimin e gjithë konsumatorëve.
