Reperi kanadez dënohet me 10 vjet burgim për plagosjen e Megan Thee Stallion

Reperi kanadez dënohet me 10 vjet burgim për plagosjen e Megan Thee Stallion

Reperi kanadez Tory Lanez, është dënuar me 10 vjet burgim për plagosjen e muzikantes Megan Thee Stallion.

Lanez qëlloi fituesen e Grammy, në këmbë gjatë një debati mes dyshes pas një feste në vitin 2020.

Ai u shpall fajtor në dhjetor, duke u akuzuar për tri vepra dhe që atëherë është mbajtur në burg.

Artistja iu nënshtrua një operacioni për të hequr pjesët e plumbave nga këmba e saj, shkruan BBC.

Prokurorja e Qarkut në Los Angelos tha pas vendimit se fakti që ajo është e famshme ndihmoi në tërheqjen e vëmendjes për çështjen e dhunës ndaj grave.

“Fakti që ajo është një artiste e suksesshme ka sjellë një qendër të rëndësishme për çështjen e dhunës ndaj grave”, tha prokurori George Gascón.

Të shtënat ndodhën gjatë udhëtimit për në shtëpi nga një festë në pishinë e organizuar nga Kylie Jenner.

Related Articles