Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Albena Reshitaj, po qëndron për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Reshitaj ka zhvilluar disa takime të rëndësishme në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Ajo vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit me aleatët e Kosovës.
“Bashkëpunimi ynë me partnerët tanë SHBA dhe BE është garanci e rrugëtimit tonë drejt fuqizimit të demokracisë, paqes dhe sigurisë”, tha ajo,
Deputetja e AAK-së së bashku me senatore dhe kongresiste amerikane përçuan mesazhe të fuqishme për gratë.
“Si përfaqësuese e Parlamentit të Republikës së Kosovës jam e nderuar me pjesëmarrje në Takimin e pestë të nivelit të lartë të Rrjetit të Pikave Kryesore për Agjendën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Washington DC”, tha ajo.
“Jemi këtu për të përcjell mesazhin që gruaja, paqja dhe siguria janë shtylla qenësore të vizionit për paqe në nivel kombëtar dhe global”, shtoi deputetja e AAK-së.