Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, ka treguar se si deputete ka vendosur që të mos vaksinohet para qytetarëve edhe pse punon në sektorin shëndetësor.
”Ne e dimë që personeli shëndetësor ka filluar të vaksinohet, por unë nuk e kam marrë, sepse fillimisht dua të iu jap mundësi qytetarëve të vendit”, ka deklaruar ajo.
Reshitaj tutje ka thënë se vaksinat nuk duhet të paragjykohen nga lloji i tyre sepse të gjtha janë për mbrojtje dhe për krijim të imunitetit.
”Duhet që sa më shpejtë qytetarët të vaksinohen meqenëse edhe paratë për to janë ndarë, vetëm se duhet më pak zhurmë politike dhe më shumë punë’’, tha ajo në RTV21.