Bashkia e Fushë Arrëzit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të dendura të borës.
Kryetari i bashkisë, Hil Curri, njofton se ekipi i emergjencave po punon me të gjithë sektorët për përballimin e situatës.
Postimi i tij:
Bashkia Fushë-Arrëz ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të denduara të bores! Ekipi i Emergjencave Civile të bashkisë po punon me të gjithë sektorët për përballimin e situatës.
Bashkia Fushë-Arrëz do të bej të pamunderen për të ju gjendur pranë banoreve me të gjithëve Njësitë Administrative, Iballe, Blerim, Fierze, Qafë-Mali.
Po koordinojmë punen me Emergjencat Civile Kombetare për të përballuar situatën