Përfundon miqësorja mes Gjilanit dhe skuadrës nga Hungaria

Përfundon miqësorja mes Gjilanit dhe skuadrës nga Hungaria

Sport Club “Gjilani” është duke qëndruar në Antalia të Turqisë, aty ku po e zhvillon fazën përgatitore para fillimit të stinorit pranveror.

Klubi gjilanas sot ka zhvilluar një ndeshje kontrolluese me skuadrën nga Hungaria, Aqvital FC Csakvar.

“Kuqebardhët” në këtë miqësore pësuan humbje minimale, 1-0, raporton Gazeta Enigma.

Ekipi hungarez garat i zhvillon në kategorinë e dytë të këtij vendi.

Gjatë diteve në vijim skuadra e drejtuar nga Gentijan Mezani do t’i zhvillojë edhe dy ndeshje kontrolluese. /Gazeta Enigma/

Related Articles