Reuters raporton për arrestimet masive për vjedhjen e votave: Turp i madh për Kosovën që synon anëtarësimin në BE

Reuters raporton për arrestimet masive për vjedhjen e votave: Turp i madh për Kosovën që synon anëtarësimin në BE

Ditën e sotme, prokuroria Themelore në Prizren ka kryer një aksion mbi dyshimet për manipulim të votave, i cili ka rezultuar me 109 persona të ndaluar që kryesisht kanë shërbyer si komisionerë në numërimin e votave.

Lidhur me këtë, ka raportuar edhe Agjencia e njohur e lajmeve, Reuters. Në raportimin e kësaj të fundit, thuhet se, ky rast është parë si ‘’turp i madh’’ për Kosovën, si vend i ri, i cili edhe synon që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

“Megjithatë, ato shihen si turp i  madh për shtetin e ri që synon t’i bashkohet Bashkimit Evropian” , thuhet në raportimin e “Reuters”-it.

Nga Reuters theksohet edhe se, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka deklaruar se hetimet fillestare i kanë nisur dy javë më parë.

Related Articles