“Reuters” raporton për fazën përfundimtare të gjykimit ndaj krerëve të UÇK-së

“Reuters” raporton për fazën përfundimtare të gjykimit ndaj krerëve të UÇK-së

Faza përfundimtare në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së, që ka nisur sot në Hagë, ka marrë vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare.

Reuters raporton se prokurorët ndërkombëtarë për krime lufte kanë kërkuar dënim me 45 vjet burg për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre të bashkëakuzarit, ish-komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Sipas raportit të “Reuters”, ata janë akuzohen për përndjekje, vrasje, torturë dhe zhdukje të detyruara gjatë dhe menjëherë pas konfliktit të vitit 1998–99, që çoi drejt pavarësisë së Kosovës nga Serbia.Prokurorja Kimberly West i tha gjykatës në Dhomat e Specializuara në Hagë se të akuzuarit kryen krime kundër “personave që i potenconin si kundërshtarë” për të marrë kontrollin e Kosovës, duke përfshirë më shumë se 100 vdekje dhe keqtrajtime në kampet e UÇK-së.

Thaçi, i cili ka shërbyer si kryeministër, ministër i Jashtëm dhe president i Kosovës midis viteve 2008 dhe 2020, mohon të gjitha akuzat së bashku me të bashkëakuzarit.

Raporti i Reuters nënvizon se kjo gjykatë, e themeluar në Hagë me gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë, është ngritur për të trajtuar krimet e dyshuara të luftës sipas ligjit të Kosovës, por ka sfiduar perceptimet e brendshme ku shumë e shohin UÇK-në si heroike e gjykatën si të njëanshme. 

Related Articles