Rexhaj i LVV-së dhe analisti Gashi përplasen për ambasadorin Martin Berishaj

Rexhaj i LVV-së dhe analisti Gashi përplasen për ambasadorin Martin Berishaj

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Rexhaj dhe analisti politik Astrit Gashi, janë përplasur në lidhje me çështjen e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili dyshohet për aferë korruptive.



I pyetur se a do duhej të shkarkohej nga pozita e tij Martin Berishaj, deputeti Rexhaj tha shkurt Jo.

Rexhaj tha se çështja e Berishajt është duke u përdorur nga opozita ta sulmojë kryeministrin Albin Kurti dhe LVV-në.

“Gjithë ajo zhurmë e cila është kriju rreth Martin Berishës, nuk i besoja syve të mi në raport me deputetët opozitarë. Në një moment mu kriju ideja që kanë me djersitë me pyetje ambasadorin. Ndodhi e kundërta, pati përqafime të ngrohta mes tyre. Nuk ishte temë Martin Berisha, është problemi me Albinin dhe LVV-së”, ka thënë ai, në Debat Plus të RTV Dukagjini.

Atij i është kundërpërgjigjur Gashi i cili ka thënë se nuk është e rëndësishme çfarë mendon opozita, por sipas tij Berisha do duhej të shkarkohej për shkak se ka kallëzim penal në Kosovë si dhe është duke u hetuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit.

“Fakti që Berisha sipas Agjencisë për Korrupsion nuk e ka bërë deklarimin e duhur të pasurisë dhe as të bizneseve. A është e lidhur VV apo Kurti është çështje e diskutimeve partiake .Një parti në pushtet e cila bashkë me ne ka kërku që asnjë person që ka kallëzim penal të mos marrë pozitë udhëheqëse tash nuk po e shkarkon”, ka thënë ai.

“E dyta, kemi hetim dhe potencial me gjasë sipas shkrimeve të mediave dhe akuzë nga policia e Kosovës, ambasadori le që nuk paguante tatim për të hyrat në  firmën në Kosovë, s’po flasim a kanë lidhje këto para me Kurtin e LVV. Partitë politike i ndërlidhin por jo unë”, ka vijuar ai.

Gashi, i ka drejtuar një pyetje deputetit të LVV-së nga i cili ka kërkuar përgjigje me PO ose JO, se a duhet të shkarkohet Berishaj, meqenëse ka kallëzim penal si dhe është duke u hetuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit.

Këtë përgjigje, Gashi nuk e morri nga Rexhaj.

Related Articles