Rey Manaj në listën e lojtarëve të Barcelonës

Rey Manaj në listën e lojtarëve të Barcelonës

Një tjetër ndeshje interesante e kësaj të diele vjen nga LaLiga dhe do të luhet në “Camp Nou” në orën 20:00.

Bëhet fjalë për Barcelona – Real Sociedad, që do të zhvillohet me praninë e tifozëve, por kuptohet jo të Lionel Messit, tashmë pjesë e PSG-së në Ligue 1.

Klubi katalonas tani ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për këtë duel.

Aty vërehet se është ftuar edhe futbollisti shqiptar, Rey Manaj.

Manajt bashkë me Depay dhe Eric Garcia iu konfirmua regjistrimi si futbollistë të Barcelonës mëngjesin e sotëm dhe do të jenë në gjendje ta ndihmojnë ekipin qysh nga xhiroja e parë.

Related Articles